PD Rama te merret me 5 grate e tij jo me familjen e kryeministrit Rozeta Rapushi
Partia Demokratike i kerkoi dje publikisht kryetarit socialist Edi Rama qe te kerkoje falje publike per shpifjet dhe trillimet ndaj familjes se kryeministrit Sali Berisha. Shkak per kete reagim perberi lajmi me i fundit i qarkulluar si thashetheme per vajzen e kryeministrit dhe bashkeshortin e saj. Disa jave me pare nga hotelet luksoze te Parisit sulmoi pafytyresisht djalin e kryeministrit Berisha pasi sipas tij kishte fituar 3 tendera te cilat ne te vertete ishin fituar ndershmerisht nga biznesmeni Shkelzen Abdullah Berisha. Ende pa kerkuar falje dje shpifi ne mediat e tij se nje gardist i familjes se Kryeministrit kishte qelluar me arme ne lokal nderkohe qe gardisti nuk ishte pjesetar i ekipit qe ruan Kryeministrin ne zyre apo ne shtepi reagoi dje Partia Demokratike duke e akuzuar kreun socialist si nje shpifes dhe trillues. Po sipas kesaj force politike dy dite me pare Rama tentoi te ngrinte thashethemnajen per vajzen dhe dhendrin e Kryeministrit prinder te kater femijeve te moshes 4-muajshe deri ne 13 vjec. Sipas selise blu me sulme te tilla amorale Rama Mr 20 mendon se mund te largoje sadopak vemendjen nga perqindjet dhe te laje me trillime historite e tij cnjerezore dhe domethenese me serine e grave qe ka pasur. Shqiptaret e dine dhe e kane te faktuar se Rama te paren e flaku me akuza monstruoze ne spitalin psikiatrik. Te dyten e shetiti ne plazhet nudo te botes te treten e largoi te lemerisur si person i padeshirueshem nga Shqiperia te katerten e trajtonte shtazerisht ne ambiente publike. Ndersa me te pesten qe mesa duket mund ta shijoje vetem duke shpifur dhe trilluar per femijet dhe familjaret e kundershtareve politike i urojme te mos kete fatin e grave te tjera u kunderpergjigj Partia Demokratike duke bere kronologjine e historive dashurore te liderit te opozites. Ne kete kuader Partia Demokratike i kerkoi kreut te opozites Rama tu kerkoje falje publike njerezve per shpifjet e bera. Sipas kesaj force politike tre dite me pare nen siglen e ndryshimit tuaj Rama tha perpara deputeteve socialiste se ju kane baltosur e dhunuar jeten private. Si guxoni ta deklaroni kete kur ju arrini te perdhosni jo vetem ndershmerine por edhe teresine e familjeve shqiptare vijoi selia blu. Partia Demokratike shprehu dje shqetesimin dhe indinjaten pasi sipas kesaj force politike kryetari i PS-se Edvin Rama duket se po feston muajin e mjaltit me shpifje dhe trillime te uleta dhe amorale te perditshme te publikuara ne mediat prane tij per femijet dhe familjaret e Kryetarit te PD-se dhe Kryeministrit te vendit.