E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri për të dënuarit, shërbimi i provës për dënimin alternativ

Një takim më përfaqësues të institucioneve të drejtësisë është zhvilluar ditën e mërkurë me temë për dënimet alternative të të dënuarëve. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Prokuroria, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjyqtarë, juristë si dhe drejtues të policisë. Gjatë fjalës së tij Arben Sefgjini, drejtues i shërbimit të provës ka treguar funksionimin e këtij institucioni të sapo krijuar. Ndër të tjerë kreu i Shërbimit të Provës ka tregua edhe vështirësitë që has ky institucion i ri. Por, veç Sefgjinit, përvojën e tij për dënimet alternative edhe në veçanti për të miturit e ka dhënë edhe Roland Miklau, shefi i misionit Euralius. Ai ka treguar se një i mitur përveç burgut mund të dënohet edhe me gjobë duke bërë që ai të integrohet sa më shpejtë në shoqëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›