Berisha uron Kadarenë: Çmimi, nderim edhe për mbarë kombin

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka uruar sot kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë me rastin e nderimit të tij me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias për Letërsinë". Në një deklaratë për shtyp
Kryeministri Berisha në urimin e tij të përzemërt, në emër të qeverisë shqiptare dhe emrin e tij personal, vlerësoi akordimin e këtij çmimi të madh botëror si një ngjarje shumë të rëndësishme. Ai e konsideroi këtë çmim si një nderim të madh për krijimtarinë gjeniale të Ismail Kadaresë, por dhe për mbarë kombin tonë, letrat dhe kulturën e tij.