Tronditet kryeqyteti 16-vjecari vret babain me cifte
Pasi eshte grindur me te atin adoleshenti i ka drejtuar ciften per ta trembur por arma ka qene e mbushur dhe e ka lene ate te vdekur ne vend
Diferenca mes brezave dhe moskomunikimi me qetesi mes prinderve dhe femijeve kane sjelle viktimen e radhes ne listen e krimeve brenda familjes. Nje 16-vjecar ka vrare me cifte gjahu te atin. Ngjarja e rende kete radhe ka tronditur periferine e kryeqytetit. Krimi ka ndodhur ne familjen Muca banore te fshatit Shengjergj ne periferi te Tiranes. Policia ka njoftuar se shtetasi me iniciale L. Muca 16 vjec pas nje grindje brenda familjes ka vrare nga pakujdesia me nje arme gjahu babain e tij shtetasin Kujtim Muca 43 vjec. Menjehere sapo ka mberritur ne vendngjarje policia ka arrestuar adoleshentin. Gjate marrjes ne pyetje ai eshte shprehur se nuk kishte ndermend ta vriste te atin por ne nje moment nervozizmi arma ishte shkrehur dhe kishte qelluar te atin.
Ngjarja
Krimi i rende ka ndodhur ne oret e mbremjes te se dieles ne fshatin Shengjergj ne periferi te Tiranes. Pasi eshte kthyer ne shtepi ne mbremje adoleshenti 16-vjecar L. Muca ka nisur te debatoje dhe te grindet me te atin. Ne nje moment ne grindje e siper i riu i rrembyer merr armen e gjahut qe mbanin ne shtepi dhe ia drejton te atit duke e kercenuar se do ta vriste. Sipas deshmise se te riut ne polici ai nuk e dinte qe arma ishte e mbushur. 16-vjecari e shkrep armen per te trembur te atin por e le ate te vdekur pertoke. Menjehere banoret perreth dhe familjaret te alarmuar kane marre 43-vjecarin per ta nisur drejt spitalit por cdo perpjekje ka qene e kote pasi Kujtim Muca nga goditja me arme zjarri ka gjetur vdekjen e menjehershme. Banoret perreth kane njoftuar edhe policine e cila menjehere sapo ka mberritur ne vendngjarje ka arrestuar 16 -vjecarin. I riu gjate marrjes ne pyetje i ndodhur ne gjendje te renduar psikologjike ka mundur te thote vetem qe nuk kishte ndermend qe ta vriste te atin por donte vetem ta frikesonte. Gjithcka kishte ndodhur pa dashje ka deklaruar 16-vjecari dhe se ai ne nervozizem e siper kishte shkrepur armen duke mos e ditur se ajo kishte edhe nje plumb brenda. Kjo ngjarje vjen vetem dy dite pas nje tjeter krimi te rende brenda familjes ku babai vrau djalin me sepate ne sy te nuses shtatzene. Ngjarja ndodhi ne fshatin Verdove te Pogradecit. Sipas policise shkaku kryesor i vrasjes ishte dhuna dhe keqtrajtimi qe ushtronte viktima 33 vjec ndaj prinderve te vet i alkoolizuar qe prej nje viti kur ishte kthyer nga emigrimi dhe kishte ngelur pa pune.
Keqyrja e vendit te ngjarjes
Pasi kane arrestuar dhe kane shoqeruar ne komisariat 16-vjecarin qe kreu vrasjen policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te detajeve te ngjarjes dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes. Grupi hetimor ka ngritur 2 pista per ngjarjen vrasje nga pakujdesia ndersa pista e dyte ka te beje me nje krim te ndodhur pas nje sherri babe e bir. Hetuesit thane se ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e gjahut teke e kalibrit 12 mm me nr. 0185 se bashku me nje gezhoje me te cilen eshte kryer krimi dhe qe posedohej pa leje. Policia ben te ditur se materialet ne ngarkim te tij i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vrasjes nga pakujdesia.