Kapet 17-vjecari qe vodhi kazinone
Policia e Shkodres ka mundur te identifikoje dhe te vendose ne pranga personin qe vodhi nje kazino ne qender te qytetit nje dite me pare. Pak ore pas vjedhjes policia vuri ne pranga 17- vjecarin me inicialet E. R. banues ne lagjen Partizani te qytetit. Nderkohe qe grabitja u krye te dielen ne mengjes rreth ores 0630 ne lagjen Vasil Shanto te qytetit Shkoder. 17-vjecari hyri ne ambientet e kazinose i maskuar ne momentin kur punonjesit e saj po benin nderrimin e turnit dhe vodhi nen kercenimin e nje arme zjarri tip pistolete nje shume prej 250.000 lekesh te reja. Policia deklaron se arrestimi eshte bere ne oren 2030 te po asaj dite. Strukturat e Seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune ne Drejtorine e Policise Qarku Shkoder arriten te zbulonin dhe dokumentonin ligjerisht grabitjen si dhe me pas identifikimin kapjen dhe arrestimin ne flagrance te adoleshentit. Ne momentin e ndalimit eshte bere i mundur dhe sekuestrimi i shumes se parave si prove materiale per te vertetuar implikimin e E. R. ne grabitje.