E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirësitë e Tatianës ndërsa gatuan

06/04/10 15:57

Drekën për sot e ka gatuar Tatiana, dhe pse pas shumë peripecish, më në fund ia ka dalë që ta përfundojë. Gjatë kohës që ka qënë duke gatuar, i ka marrë flakë soba, por ajo nuk është shqetësuar aspak, ndërsa Manal që gjendej atje, është frikësuar shumë dhe i ka thënë të mos gatuajë më. Kur ka ardhur Jetmiri, Tatiana i ka treguar që i ka marrë flakën soba dhe që Manal është tmerruar, por kjo ka ndodhur sipas mendimit të saj sepse Manal nuk ka gatuar ndonjë herë vetë dhe nuk e di se mund të ndohin dhe këto gjëra. Gjithsesi, Manal ka shtruar tavolinën dhe të gjithë janë ulur për të ngrënë. Ndërkohë që janë në tavolinë, ata bisedojnë për filmat shqiptarë e të huaj dhe bëjnë paralelizme mes tyre. Erioni, Mandi, Kika dhe Jetmiri shkëmbejnë batuta filmash, duke krijuar situata komike. Më pas një pjesë e banorëve dalin në kopësht për të pirë cigare, e të tjerët bëjnë kafe. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›