E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e medias Shqipëria e fundit në rajon

TIRANE-Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në rajon sa i përket lirisë së medias. Sipas raportit të fundit të organizatës ndërkombëtare Freedom House që vlerëson Shqipërine dhe Kosovën në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë. Kështu Shqipëria renditet me nota e 50-ta, ndërsa Kosova një vend me pas, e 51, duke u pozicionuar të fundit ne rajon, pas Serbisë me notën 33, Malit te Zi notën 37, Maqedonise, dhe Bosnje Hercegovines me notën 48.

Vendet që vlerësohen me nota nga 0 - 30 shihen si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 - 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 - 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.

Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia hyn në vendin e 72-të, Mali i Zi në vendin e 80-të, Kroacia 85, Bosnjë e Hercegovina 96, Maqedonia 96, Shqipëria 102, kurse Kosova vendin 104 e ndan së bashku me Argjentinën.

Në raportin e fundit të Freedom House për lirinë e shtypit, situata në Kosovë është më e rëndë se ajo në vendet e rajonit. Sa i perket raportit ne teresi, indeksi i Lirisë së Medias, pas dy dekadash progres, tregon se liria e medias është në rënie thuajse në cdo pjesë të botës.
Vetem 17 per qind e popullsise se botës jetojnë ne vende ku gëzojne liri të medias. Në pjesën tjeter te botes, qeverite apo aktoret e tjere jo shteterore kontrollojne pikepmajet qe mberrijne tek qytetaret duke shtypur brutalisht zerat e pavarur.

Në raportin e Freedom House, vendet skandinave janë radhitur të parat, kurse 5 vendet e fundit janë Irani, Libia, Koreja veriore, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Freedom House gjithashtu ka radhitur edhe vendet që kanë pësuar rënie thelbësore në lirinë e shtypit, e ato janë Egjipti, Hondurasi, Hungaria, Meksika, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Ukraina.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›