Kolegji Zgjedhor pranon padinë e PS për kasetat e partive
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot vendimin e KQZ që detyron Televizionet të pranojnë kasetat e filmuara nga partitë. Vendimi i KQZ për kasetat ishte paditur në kolegj nga Partia Socialiste, pasi ky sipas saj binte ndesh me Kodin Zgjedhor.
Pas tre orësh seancë, Kolegji Zgjedhor i kryesuar nga gjyqtarja Dhurata Haveri, ka pranuar padinë e bërë nga PS, për të rrëzuar vendimin numër 460 të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në të cilin thuhet se subjektet zgjedhore duhet të përcaktojnë ndarjen e kohës së pasqyrimit të fushatës në dispozicion të subjekteve zgjedhore midis fushtës kombëtare dhe fushatës së kandidatëve për kryetar bashkie dhe komune.
Sic thuhej në vendimin 460 të Komisionit Qendror Zgjedhor me qëllim të plotësimit të detyrimit për pasqyrim të barabartë të fushtës zgjedhore midis subjekteve zgjedhore, në rast të pamundësisë së mbulimit me resurset e veta, Televizioni i ilustron aktivitetet e fushatës me filmimet e aktiviteteve të vëna në dispozicion nga kandidatët dhe subjektet përkatëse.
Por ky vendim u padit nga Partia Socialiste pasi akti i miratuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor është një akt normativ që merret jo 4 me 3, por me shumicë të cilësuar votash .
Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor u krijon mundësi Televizioneve të vendosin vetë nëse do pranojnë ose jo kasetat filmike të përgatitura nga subjektet politike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)