E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 22-vjeçari për drogë

FIER- Një 22-vjeçar, banor i lagjes "8 Shkurti", është prangosur nga policia fierake në mesditën e së shtunës. Ai është shtetasi Ilir Manaj. Gjithçka ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij nga ana e uniformave blu. Në fakt, të riut policia i ka gjetur një sasi droge të llojit kanabis sativa, gjatë një kontrolli fizik të tij. Pas verifikimit të lëndës narkotike, agjentët e antidrogës, nuk janë mjaftuar me kaq. Në bashkëpunim me Policinë e Rendit, ata kanë shkuar në banesën e këtij shtetasi, dhe pas një kontrolli të imtësishëm kanë gjetur rreth 625 gramë lëndë të dyshuar si kanabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik tip kallashnikov. Pas kësaj, policia ka prangosur të riun, ndërsa i ka komunikuar atij akuzën e armëmbajtjes pa leje, si dhe të mbajtjes dhe shitjes së lëndës narkotike të ndaluar. Materialet në ngarkim i kaluan organit të akuzës, Prokuroria Fier, për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›