E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Berisha takon ambasadorët SHBA, OSBE, BE

TIRANË- Kryeministri Berisha pak ditë para zgjedhjeve lokale është takuar me tre ambasadorët më të rendësishëm të akredituar në Tiranë, atë amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadorin e BE Etore Sequi dhe ambasadorin e OSBE Wolfarth.

Takimi është zhvilluar në kryeministri ndërsa ende nuk dihen detajet e takimit.

Ndërkohë ndërkombëtarët në deklaratat e tyre shpeshherë u kanë kërkuar palëve të angazhohen për zgjedhjet të lira dhe të ndershme, duke shtuar se këto janë zgjedhjet për shqiptarët pasi do të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në integrimin e vendit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›