E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Reputacioni i Kosovës është tronditur

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 11:28

Përfaqësuesi civil i BE-së në Kosovë, Piter Feith, ka deklaruar se ai nuk do të ndërhyjë në çështjen e formimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës, pasi për këtë duhet të vendosin vetë udhëheqësit e saj.

Në një intervistë për B92, Peter Faith ka thënë se anëtarët e qeverisë së ardhshme të Kosovës duhet të kenë integritet të lartë moral.

Sipas tij, sa më shpejt të formohet Qeveria e Kosovës, aq më shpejt do të fillojnë edhe negociatat mes Prishtinës e Beogradit.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të qenë më konstruktive dhe të hapur në hetimet për trafikun e organeve në bazë të pretendimeve të paraqitura në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty.

Faith deklaroi se reputacioni i Kosovës u trondit muajt e fundit, pas publikimit të raportit të Martyit.

“Për sa i përket raportit të Martit besoj që gjëja më e mirë që Prishtina mund të bëjë është të jetë e hapur dhe konstruktive sa më shumë të jetë e mundur. Hetimi ka shumë gjasa të nisë, por kjo varet edhe nga provat që Marti pritet të dorëzojë”, është shprehur ai.

Feith ka shtuar se është e rëndësishme që procesi të jetë sa më i shpejtë të jetë e mundur, që të mund të nxirren konkluzione në mënyrë që mbi Kosovë të mos mbetet asnjë re dyshimi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›