E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ecën përpara

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 18:39

Liria është skuadra e katërt që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, të cilin trofe prizrenasit e patën fituar në edicionin e kaluar. Bardhezinjtë të enjten mirë e kanë shfrytëzuar përparësinë e terrenit, pasi në çerekfinale eliminuan Flamurtarin duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Lira ka kaluar në avantazh prej 1:0 qysh në minutën e 9-të të takimit me golin që e ka shënuar Luigj Buçaj. Vendasit e dyfishuan epërsinë në 2:0 në minutën e 35-të me golin që e realizoi qendërmbrojtësi Roland Duraku. Këtë avantazh prizrenasit e kanë ruajtur deri në minutën e 88-të, kur Flamurtari e zbuti disavantazhin në 2:1 nëpërmjet Latifit.

Me këtë rezultat edhe ka përfunduar ky takim, pasi kuqezinjtë nga Prishtina nuk patën fuqi të bëjnë diçka më shumë përballë Lirisë, e cila edhe sivjet synon ta fitojë këtë trofe për të dytën herë rresht. Në luftë për Kupën e Kosovës, përpos Lirisë, kanë mbetur edhe Prishtina, Besa dhe skuadra e Ligës së parë, Gjilani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›