E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mungon për një muaj

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 19:15

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez do të mungojë në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër Manchester Unitedit të shtunën, ka bërë të ditur menaxheri Roberto Mancini.

Reprezentuesi argjentinas ka dëmtuar gjurin të hënën në humbjen 3-0 nga Liverpool në Anfield Road dhe do të qëndrojë jashtë fushës për “tre ose katër javë”.

“Tevez nuk do të jetë në dispozicion për të shtunën. Mendoj se rikuperimi i tij do të zgjatë tri ose katër javë. Është problem i madh, por nuk guxojmë të rrezikojmë”, tha Mancini për ueb faqen zyrtare të klubit.

27 vjetari ka shënuar 22 gola në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën nga Eastlands dhe konsiderohet si futbollisti më i rëndësishëm i ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›