E Diel, 1 Nëntor 2026

Liria ekonomike, Shqipëria bie me dy shkallë

Sipas fondacionit amerikan “Haritage” i publikuar në gazetën amerikane “Wall Street Journal”, vendi ynë ka pësuar një zbritje për lirinë ekonomike në botë.

“Shqipëria ka arritur një rritje të fuqishme ekonomike gjatë pesë viteve të fundit, e nxitur kryesisht nga shërbimet dhe sektorët e ndërtimit dhe duke reflektuar diversifikimin e rëndësishëm të bazës ekonomike”, thuhet ne raportin e “Haritage”.

Në raport vlerësohet se qeveria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe ka miratuar reformat strukturore të gjera për të nxitur rritjen në sektorin privat. Megjithatë, vendi ynë ka zbritur me dy shkallë në renditjen botërore, duke zënë vendin e 70-të, nga 189 shtete që janë marrë në analizë. Vitin e shkuar Shqipëria ishte në vendin e 68-të.

Fondacioni në fjalë vlerëson dhjetë faktorë për lirinë ekonomike, si liria e biznesit, liria e tregtisë, liria fiskale, shpenzimet e qeverisë, liria monetare, liria e investimeve, liria financiare, të drejtat mbi pronësinë, liria nga korrupsioni dhe liria e punës. Vlerësimi bëhet nga 0 në 100 pikë, ku pikët maksimale tregojnë edhe lirinë maksimale për zhvillimin e biznesit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-13 09:35
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›