Zhdukja ne det familja me shprese se Eduardi mbijetoi
Te afermit e Eduardit 30-vjecar shpresojne se ai eshte gjalle dhe kerkojne te behet e pamundura per gjetjen e tij. Nje zile ne telefon disa ore pas zhdukjes u ka dhene shprese se ai eshte gjalle. Nena e tij motra dhe tre vellezerit presin me ankth per nje lajm ndersa thone se kerkimet duhet te kryhen edhe ne toke. Lahim Teodori ne nje interviste per Panoramen tregon per ditet e fundit qe vellai i tij kaloi bashke me te dashuren rumune dhe momentet kur
mesuan lajmin e rende.
Kur eshte nisur nga Sanxhaku ne drejtim te Durresit
Rreth ores 17.00 te darkes dhe do te udhetonte per ne Itali pasi qendroi per 20 dite se bashku me te dashuren e tij rumune. Kjo ishte hera e trete qe ai vinte me te dashuren me te cilen ishte i lidhur prej 10 vitesh dhe bashkejetonin ne nje province te Milanos. Gjate kesaj kohe shkonin shume mire. Dhe naten e nisjes me ka marre ne telefon dhe me tha se rruga po shkonte mire. Te nesermen rreth ores 10.00 nepermjet televizioneve mesuam se nje person me identitetin Eduard Teodori hidhet ne det me jelek shpetimi.
fare mesuat per shkakun e ketij veprimi
Nuk e dime ekzakt oren por mesuam se ka pasur grindje me te dashuren nga mesi i udhetimit kur i ka trokitur ne dere dhe ajo nuk i ka hapur deren e dhomes. Dhe kjo e ka revoltuar per momentin Eduardin i cili i ka rene me pellembe deres duke trokitur me te madhe. Ne momentin qe e dashura e tij ka hapur deren Eduardi i ka kerkuar pasaporten ndersa ajo nuk ka pranuar. Gjate debatit ajo e ka qelluar me pellembe Eduardin dhe pikerisht ne keto momente ka nderhyre edhe siguria e tragetit duke e ndare dhe marre pasaporten e vellait. Te dashuren e tij e kane cuar ne nje dhome tjeter ndersa Eduardin e kane lene te lire duke i thene se do ta kthenin ne Durres per tu pergjigjur per ate qe kishte ndodhur. Pak me vone dy te rinj nje italian e nje shqiptar kane njoftuar kapitenerine qe te ndalonte tragetin sepse nje person ishte hedhur ne uje. Dime qe kapiteneria e tragetit ka hezituar duke mos pranuar te ndaloje me pretekstin se dy te rinjte qe lajmeruan ishin te pire. Pas shume perplasjesh dy te rinjte binden kapitanerine qe te ndalonte 30 minuta pas ngjarjes dhe rrugetimi e te kthehej. Ne kete kohe kapitaneria ka lajmeruar edhe anijet e tjera duke kerkuar ndihme dhe me pas ka nisur kerkimi.
fare mendoni se nuk ka funksionuar si duhet
Me vjen keq por dhimbja me ben te dyshoj ne shume gjera. Si ka mundesi qe nje person i cili kryen rremuje nese ka qene i tille dhe ka qene i pire lihet i lire dhe nuk izolohet vetem i merret pasaporta. Ketu mendoj qe atij i eshte bere presion duke i thene qe do kthehej ne Durres. Po keshtu si ka mundesi qe hidhet nje person sido qe te jete i cili eshte ngjitur ne traget se bashku me te gjitha rregullat dhe anija jo vetem nuk ndalon menjehere por as nuk hedh varken e shpetimit por vazhdon rrugen edhe 30 minuta te tjera. Keto me bejne te dyshoj. Une i falenderoj forcat italiane per kerkimet e kryera por kerkoj qe hetimi per ngjarjen te nise qe nga ngjitja e vellait ne traget debatet dhe neglizhencen e kapitenerise se tragetit. Megjithate ne kemi shpresa se ai eshte gjalle.
Ku i bazoni shpresat se Eduardi ka mbijetuar
Jam informuar se jeleku me te cilin u hodh eshte ndertuar me polisterol te presuar dhe nuk lejon fundosjen e trupit ne det. Jam interesuar edhe nese helikat e tragetit e terheqin apo jo dhe deri tani kam mesuar se jo dhe deti ka qene i qete. Kjo me rrit shpresen qe ai mund te jete i gjalle. Po ashtu njeri nga telefonat del i hapur dhe ne nje rast na eshte pergjigjur pronto e me pas del sekretaria ku thote lini mesazh. Eduardi di not shume mire ndersa largesia nga bregu nuk mendoj qe ka qene larg. Prandaj apeloj qe krahas kerkimeve ne det shteti te nderhyje e te kryhen hetime edhe ne toke. Ne jemi interesuar edhe tek njerezit tane ne Itali por deri tani nuk kemi asnje informacion per te. Une kam insistuar qe te pakten fotografia e tij te dale neper mediat italiane qe nese shikohet te lajmerohet.
KURBIN/ ROLAND NIKOLLI