E Diel, 1 Nëntor 2026

Autopsia Rajmonda Zefi u mbyt nga i shoqi

/ /

ITALI - Autopsia ndaj 31-vjecares shqiptare Rajmonda Zefi rendon poziten e te shoqit te saj i arrestuar tashme si i dyshuar per vrasjen e gruas. Sipas mjekeve ligjore Zefi ka nderruar jete mbremjen e 31 dhjetorit nga asfiksia pas shtrengimit ne fyt. Pas 6 oresh mjeket ligjore nxoren perfundimin mbi shkaqet e vdekjes se nenes se dy femijeve. Ajo nderroi jete mbremjen e nderrimit te viteve pas nje grindjeje me te shoqin ne Viareggio te Italise per tu gjetur me 8 janar ne nje pyll. Vete i shoqi i saj italian Francesko Kuinci beri denoncimin per zhdukjen e saj 4 dite pas ngjarjes duke deklaruar se gruaja ishte larguar nga shtepia pas nje telefonate nga nje punedhenes duke i thene se nuk do te kthehej me. Por nga verifikimet e kryera rezultoi se behej fjale per zhdukje te qellimshme te saj. Kuinci rrefeu per policine se gruaja kishte vdekur pas renies nga shkallet shenja keto qe u konfirmuan dhe nga autopsia. Megjithate deshmia e tij per nje vdekje aksidentale te se shoqes nuk korrespondonte me faktin e denoncimit te vone dhe fshehjen e trupit ne pyll. Dy dite me pare gjykata italiane vendosi lenien ne burg te bashkeshortit te viktimes deri ne ekspertizen mjeko-ligjore. Nga hetimet e kryera sipas policise vendase dyshohet qe krimi te kete ardhur pas nje grindjeje per motive xhelozie. Prinderit e viktimes nepermjet avokatit te tyre deklaruan se donin drejtesi dhe denimin e fajtorit. Burri italian i Zefit njihej si person qe kishte kaluar disa probleme per shkak te crregullimeve psikologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›