E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Reagim qytetar, Meta te largohet Qamil Xhani

Reagim qytetar dhe vendime konkrete politike. Keto jane menyrat se si opozita do te reagoje per publikimin e videos, mes ish-ministrit Dritan Prifti dhe zevendeskryeministrit Ilir Meta. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne deklaraten e dhene dje per mediat, u shpreh se opozita do te beje nje reagim te forte per kete ceshtje, pas mbledhjes se Asamblese Kombetare. "E di dhe e ndjej qe shqiptaret presin nje reagim te forte, ne lartesine e detyres sone, prej nesh si partia me e madhe politike e vendit apo si koalicion opozitar. Dhe premtoj se ky reagim nuk do te mungoje. Te premten Asambleja jone Kombetare do te shpalle konkluzionet dhe vendimet perkatese",-tha Rama. Duke e cilesuar materialin filmik, si deshmine e akuzave qe PS-ja ka bere prej kohesh per korrupsionin e zyrtareve te larte, Rama u shpreh se ne nje situate normale ministri i akuzuar duhet te kishte dhene doreheqjen. Por kreu i PS-se ka bere dhe nje apel ndaj qytetareve, duke theksuar se qeveria nuk largohet vete, por me ane te reagimit te tyre. "Sot me shume se kurre, qekur votat u vodhen per te vjedhur Shqiperine, eshte dita qe cdo shqiptar i arsyeshem, jo vetem te kuptoje, por edhe te jete ne lartesine e detyres qytetare per te larguar nje qeveri qe jo vetem grabit perdite, jo vetem vazhdon te provoje e te provohet se synon te vjedhe perseri zgjedhjet per te vazhduar te vjedhe Shqiperine, po ka edhe pafytyresine e paturpesine e skajshme te tallet me shqiptaret, duke mohuar sy per sy, deri edhe gjera qe shihen e flasin vete si ajo e mbremshmja", tha dje Rama. Kreu i PS ka theksuar se shqiptaret pane ne menyre te qarte dhe arsyen se perse LSI ka bere koalicion me PD. Madje, Rama ka shkuar edhe me tej ne akuzat e tij, duke perfshire dhe kryeministrin Sali Berisha. "Eshte e padrejte te thuhet se ne ate episod te neveritshem matrapazlleku ishte vetem Ilir Meta. Sot mund te thuhet pa asnje dyshim se aty ishte edhe Saliu, dora vete. I cili me sa duket, ne kete cift qeveritar te "te hollit me te trashin", paska rolin e atij qe mban popullin me muhabet, duke folur per kumbulla te kuqe e per Bllokun, sa ne qeveri e sa ne Parlament, nderkohe qe tjetri gjezdiska me bllok ne dore, nga ministria ne ministri, per te bere rrush e kumbulla, leket e shqiptareve dhe leckosur e nxjerre Shqiperine me kepuce te kuqe sic thote populli",-tha kreu i PS. Sipas tij, mbreme u pa dhe degjua boterisht me ze dhe me figure nje episod prej pak minutash lidhur me lumin dhe llumin e korrupsionit te Saliut, Ilirit dhe Rulave te ketij pushteti, qe po ben kerdine me HEC-e dhe TEC-e, me minierat dhe naften e ketij vendi. Rama u shpreh se ne nje demokraci normale cdo minister i gjendur perballe provave te tilla, duhet te kishte dhene doreheqjen. "Ne cdo vend, madje edhe ne Shqiperine e pak viteve me pare, madje edhe gjate qeverisjes se vete Saliut para zgjedhjeve te shkuara, ky episod do te kishte sjelle minimalisht doreheqjen ose largimin e cdo anetari te qeverise. Ka shembuj konkrete per kete ne kujtesen e te gjitheve",-tha dje Rama. Sipas tij, dje jo vetem nuk ndodhi kjo, po ndodhi e kunderta, me e rende edhe se vete episodi ne fjale. "U tha qe populli nuk ka pare ate qe pa dhe nuk ka degjuar ate qe degjoi, madje kjo ishte nje veper e krimit, i cili paska kapur opoziten dhe gazetaret e Fiksit, per te penguar qeverine ne punen e saj te vrullshme e te ndershme ne sherbim te popullit", akuzoi Rama. Ai ka nenvizuar se pikerisht pse ia moren, dhe duan t'ia marrin perseri votat "duke mos e lene te zgjedhe, keta kusare e matrapaze, i bejne perdite e me shume popullit shqiptar nje karshillek qe s'ia kane bere dot as pushtuesit, duke e genjyer, mashtruar, fyer, tallur, shkelur me kembe, si askund sot ne boten ku jetojme".

Kreu i PS: "Ja pse Berisha e Meta vodhen votat"
Kryetari i PS-se, Edi Rama e ka lidhur publikimin e videos edhe me ceshtjen e transparences se zgjedhjeve. "Sot (dje), ndodhi dicka edhe me e rende, sepse boterisht, ai qe duhet te largohej dhe ai qe duhet ta largonte, njeri zevendes e tjetri kryeminister, i dhane popullit proven tronditese se pse jane bere bashke, pse rrine bashke, e madje, pse duan te vazhdojne te rrine bashke ne koalicionin qe kane krijuar me vota te vjedhura, per te vjedhur Shqiperine", u shpreh kreu i PS. Rama shtoi se ata qe e kane kuptuar se zgjedhjet e kaluara jane vjedhur, e prisnin reagimin e djeshem te kryeministrit dhe zevendeskryeministrit. "Askush qe e ka kuptuar se votat jane vjedhur per te vjedhur Shqiperine, se hetimi i zgjedhjeve u ndalua forcerisht, se fletet u dogjen dhe materialet zgjedhore po burgosen 25 a 50 vjet me nje vendim special, nuk mund te mos e priste reagimin e sotem te Saliut e Metes",-tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›