E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjimi i Priftit, Meta: Le imunitetin, te me hetojne Qamil Xhani

Numri dy i qeverise shqiptare, Ilir Meta e ka cilesuar si shantazh dhe nje montim te peshtire, kaseten filmike te publikuar ne media. Ne nje konference per mediat, Meta hodhi poshte permbajtjen e kasetes, duke theksuar se do t'i drejtohet prokurorise per te zbardhur te verteten dhe per te hedhur poshte mashtrimet ne adrese te tij. "Dua t'ju bej te qartem se ky pergjim i peshtire, si vete organizatoret dhe trumbetuesit e tij, eshte kryekeput nje blof i shemtuar politik dhe moral, i cili eshte bere ne kuader te shantazheve nga krimi i organizuar ndaj personit tim, per shkak te detyrave te mia, e sidomos te asaj si kryetar i LSI",-tha dje Meta. Ai u shpreh se ka hequr dore nga imuniteti i tij si deputet ne menyre qe t'i jape mundesi drejtesise qe te hetoje. "Qe sot (dje) i eshte nisur Znj.Topalli, deklarimi im zyrtar per lenien e imunitetit. Cfare do te thote kjo? Do te thote qe ne rast se Prokuroria deshiron te hetoje per keto lloj akuzash, per akuza te tjera, nuk do te kete nevoje kryetarja e Kuvendit te mbledhe as Komision Rregulloreje dhe Imuniteti, dhe as Parlamentin per te kerkuar sqarime, apo per t'i hequr imunitetin Ilir Metes. Une e kam te hequr imunitetin sot e pergjithmone, edhe per 30-40 vitet e ardhshme si parlamentar", tha Meta. Ndersa ka theksuar se nga kryetari i PS, Edi Rama dhe ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti i eshte bere shantazh per pazare, me ane te kesaj kasete. "Kjo e ashtuquajtur kasete, eshte perdorur thjesht per te bere shantazhe, per te me ulur mua ne nje pazar politik, ne nje kompromis politik me Edi Ramen dhe me krimin e organizuar qe e drejton Edi Rama, te cilin une e kam bere te qarte edhe ne fjalen time te fundit ne Kuvendin e Shqiperise". Zevendeskryeministri ka hedhur poshte pretendimin se ka nderhyre per te favorizuar marrjen e nje tenderi. Meta ka sqaruar se behej fjale per nje kompani qe e ka fituar tenderin dhe i ishin zvarritur procedurat. "Perfaqesuesi i kesaj kompanie, i cili permendet edhe ne kete pergjim dhe ledhatohet me emrin Gimi, ne menyre zyrtare, pasi ka konsumuar pretendimet ne emer te kompanise ne kete Ministri, pasi ka verejtur zvarritje dhe mosprotokollim te vendimit te formes se prere te Gjykates se Apelit, e cila kerkonte qe kjo kompani te merrte pjese ne gare, pasi ishte nje gjyq qe ishte fituar, duke hasur ne veshtiresi ne kete drejtim ne kete Ministri, eshte drejtuar te une si zv/kryeminister, por edhe si kryetari i LSI, per shkak se ministri i asaj kohe ishte perfaqesues i kesaj force politike, me vendimin e formes se prere te Gjykates se Apelit, qe kerkonte qe kjo kompani te kualifikohej dhe te vleresohej, duke ngritur pretendimin se te gjitha keto zvarritje ishin te padrejta dhe te pandershme",-tha dje Meta. Ai shtoi se keto shqetesime ia ka pozuar ish-ministrit, duke kerkuar te respektohej vendimi i Gjykates se Apelit. Meta u shpreh se me pas, kur ai ka ardhur ne drejtimin e Ministrise se Ekonomise, kjo firme nuk e ka marre tenderin. "Per shkak te respektimit te vendimit te Gjykates, kompania ne fjale, per te cilen pretendohet se ka pasur nje perpjekje per ta favorizuar nga ana ime, eshte vleresuar duke respektuar vendimin e Gjykates se Apelit, por eshte skualifikuar per arsye te kritereve ekonomike dhe pikerisht ky eshte vendimi i 25 tetorit te ketij viti, ku Komisioni i Vleresimit te Ofertave ka vendosur skualifikimin e bashkimit te perkohshem te shoqerive",-tha Meta. I pyetur nese do te padise ne prokurori ish-ministrin Prifti per pergjimin, Meta u shpreh se "nuk kam asnje sekonde per te humbur me cimka".

Zv/Kryeministri:
"Heq dore pergjithmone nga imuniteti"
Zevendeskryeministri Ilir Meta, ka njoftuar dje se ka hequr dore ne menyre te perhershme nga imuniteti qe i siguron mandati i deputetit. Ne konferencen e zhvilluar dje per mediat Meta tha se i ka derguar nje leter kryetares se Kuvendit per kete ceshtje. "Per te konkretizuar angazhimin tim si Kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim dhe deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe ne dobi te transparences ndaj cdo akuze per korrupsion dhe shkelje te ligjit, ju njoftoj zyrtarisht per lenie te imunitetit, si shprehej e vullnetit politik per te kontribuar ne luften kunder korrupsionit dhe forcimit te shtetit ligjor", shkruhet ne letren qe i ka derguar dje zevendeskryeministri Ilir Meta, kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›