E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike, Shqipëria renditet e 57-ta në botë

 

Fabiola Çela

Shqipëria renditet e 57-ta për sa i përket lirisë ekonomike. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka bëra hapa para, por gjithsesi mbetet ende shumë punë për të bërë. Një ndër problemet kryesore të ekonomisë mbetet mbrojtja e të drejtave të pronës.
Raporti
Sipas qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER, vendi ynë renditet e 57-ta, në Raportin Vjetor 2009 - Liria Ekonomike e Botës. Sipas raportit “Shqipëria përbën një rast interesant studimi. Ajo tregon se vetëm madhësia racionale e qeverisë, nuk është e mjaftueshme për të siguruar përfitimet e lirisë ekonomike. Institucionet e lirisë ekonomike, si shteti ligjor dhe të drejtat e pronës, si dhe sektori monetar, hapja tregtare dhe rregullimi ligjor, janë të nevojshme. Shqipëria u rendit mjaft lart - në vendin e 4-të në Madhësinë e Qeverisë: Shpenzime, Taksa dhe Sipërmarrje dhe e 24-ta në Sektorin Monetar. Pavarësisht kësaj, Shqipëria u vlerësua dobët në të gjitha kategoritë e tjera: e 91-ta në Strukturën Ligjore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pronës, 108-ta në Lirinë e Tregtisë Ndërkombëtare, dhe e 103-ta në Sistemin Ligjor. Pavarësisht renditjeve relativisht të larta në disa fusha, renditja e përgjithshme e Shqipërisë ishte e 57-ta”. Raporti i këtij viti përfshin gjithashtu studime të reja që analizojnë ndikimin e mundshëm të recesionit global në nivelet e lirisë ekonomike. Sugjerohet se liria ekonomike mund të pësojë rënie në afat-shkurtër si pasojë e krizës, por në një periudhë afat-gjatë, liria ekonomike ka një prirje të rritet pas një krize bankare. Raporti vjetor i Lirisë Ekonomike në Botë, i rishikuar nga ekspertë, është përgatitur nga Instituti Fraser në Kanada, në bashkëpunim me institutet e pavarura në 75 shtete dhe territore. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), është partnere lokale e Institutit Fraser për këtë raport. Ky raport përdor 42 njësi matjeje të ndryshme, për të krijuar një indeks që i rendit vendet e mbarë botës në bazë të politikave që inkurajojnë lirinë ekonomike. Gurët e themelit të lirisë ekonomike janë: liria e zgjedhjes personale, shkëmbimi vullnetar, liria për të konkurruar dhe garantimi i pronës private. Raporti rendit Hong Kongun në vendin e parë, i ndjekur nga Singapori e më pas Zelanda e Re. Sërish, Zimbabve ka nivelin më të ulët të lirisë ekonomike midis 141 vendeve të përfshira në studim, e ndjekur nga Mianmari, Angola dhe Venezuela.

Treguesit e lirisë ekonomike

• Madhësia e qeverisë: ndryshuar në 8.8, nga 8.07 krahasuar me raportin e mëparshëm

• Strukturat ligjore dhe garantimi i të drejtave të pronës: ndryshuar në 5.0 nga 4.94

• Sektori Monetar: ndryshuar në 9.4 nga 9.57

• Liria e tregtisë ndërkombëtare: ndryshuar në 6.1 nga 5.93

• Rregullimi ligjor i kredisë, tregut të punës dhe biznesit: ndryshuar në 6.0 nga 5.80

TVSH, fasonistët ankesë te kreu i tatimeve

Rimbursimi i TVSH mbetet një ndër problemet kryesore të fasonistëve. Kështu është shprehur biznesi gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarin e Dhomës Kombëtare të prodhuesve të veshjeve, Edmond Rusmali, dhe kreut të tatimeve Papajani. Kryetari Rusmali nuk la pa përmendur edhe disa mangësi në punën e administratës, që penalizojnë pa të drejtë bizneset dhe rrisin kostot financiare të sipërmarrjes së tyre. Sipas tij, për sektorin fasonist vazhdojnë të mbeten problem disa segmente të DPT. Këto administrata kanë duke vënë në vështirësi ekzistencën e bizneseve përkatëse, duke mos respektuar aktet ligjore e nënligjore përsa i përket rimbursimit të TVSH-së për kategorinë e rieksportuesve. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, pranoi se ka disa probleme që janë vënë në rrugën e zgjidhjes, jo vetëm me ndryshimet e realizuara brenda administratës, por edhe me skemat e reja të funksionimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›