Oferta e re, Vodafon ul tarifat për internetin
Vodafone Albania ul tarifat për internetin. Shërbimi i internetit në celularin e të gjithë klientëve me parapagesë Vodafone Card dhe Vodafone Club është bërë realitet prej disa muajsh, përmes Mobile Internet Access të Vodafone Albania. Por kompania tani sjell një tjetër surprizë, e cila përveç efikasitetit dhe teknologjisë së avancuar, do të shtojë kohën e qëndrimit online të klientëve të saj me një çmim edhe më të arsyeshëm. Tani, duke paguar vetëm 100 Lekë (me TVSH), klientët do të përfitojnë një paketë prej 15 MB të cilën mund ta përdorin deri në 7 ditë nga dita e aktivizimit. Mjafton një telefonatë në numrin 15 115 për të blerë këtë paketë dhe për të marrë udhëzimet e nevojshme. Klientët mund të zgjedhin të blejnë këtë paketë sa herë të dëshirojnë. Pra tani klientët Vodafone Card dhe Vodafone Club mund të navigojnë në faqet e tyre më të preferuara, të aksesojnë e-mail-in dhe të jenë në kontakt me miqtë e tyre në të gjithë botën me një çmim akoma edhe më të lirë. Kjo lehtësi e madhe në komunikim është një kombinim perfekt i shpejtësisë me cilësinë e navigimit në rrjet. Tani përdoruesit e shumtë Vodafone mund të ndodhen në çdo cep të Shqipërisë dhe me vetëm një telefonatë në numrin 15 115 bota do të jetë në celularin e tyre për të ndarë kështu të gjitha emocionet me rrjetin më të populluar global. Kjo ofertë e pakrahasueshme vjen nga Vodafone Albania, e cila sërish demonstron përkushtimin e saj ndaj klientit, për t’i ofruar atij shërbimet më të mira, efikase dhe ekonomike në treg.