"Liria me kusht, qellim elektoral"
TIRANE - Ndryshimet ne Kodin Penal per te dhene denime alternative te burgosurve me pak vite burg, e toleroje minorenet dhe grate, lehteson jo vetem kete kategori por dhe vete shtetin qe ka nje barre te larte financiare ne mbajtjen e te burgosurve. Duke qene se nje i burgosur i kushton shtetit, 56.000 leke, lirimi i atyre qe kane pak vite burg, te dalin gjate dites e te punojne e te rikthehen ne burg per te fjetur, kursen buxhetin e shtetit. Projektligji per ndryshimin e Kodit Penal qe per here te pare fut konceptin "gjysme liri", u vleresua dje si nje nisme pozitive ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve dhe nga opozita. Por te majtet dyshojne se nisma behet per qellime elektorale. "Ky mund te konsiderohet nje revolucion pozitiv, por ne projekt ka dispozita qe lene hapesira per abuzime, e deri ne blerjen e lirise. Ne nje kohe qe ju po e sillni gjashte muaj para zgjedhjeve, per te perfituar", reagoi deputeti Pandeli Majko. Per Majkon, komisioni i proves qe ka ne dore vleresimin nese nje i denuar duhet te perfitoje nga ligji apo jo, mund te abuzoje e t'i liroje pa permbushur kriteret. Te njejtin dyshim shprehu dhe deputeti Spiro Peci. "Vleresimi per te denuarin t'i lihet prokurorit te ceshtjes, jo komisionit te proves, sepse le vend per abuzime", tha Peci. Sipas ndryshimeve qe propozohen, te denuarit per krime te lehta dhe me pak vite burg do te kene mundesi te dalin nga burgu gjate dites, pse jo dhe te punojne dhe te kthehen per te fjetur ne qeli. Nga kjo mase perfitojne te miturit, grate me femije nen 10 vjec, apo burrat pa gra dhe me femije te mitur. Ndonese paradite, te burgosurit do te kene mundesi te rrine me femijet, apo dhe punojne, ato do te monitorohen nga ekipe te vecanta qe do te ngrihen ne Ministrine e Brendshme. E per te arritur ne kete faze, do te kalojne ne Komisionin e Proves. Ato do te monitorohen ne cdo hap qe do te ndermarrin, e nese gabojne e shkelin rregullat rrezikojne ta pesojne dyfish denimin qe kane. Ndersa ata te burgosur qe jane denuar me 1 vit burgim, apo me pak ne dhomat e paraburgimit, do te mund te fitojne lirine sipas ndryshimeve te bera. Por me nje kusht. Qe sa dite burg te kene mbi supe, aq te punojne pa page per shtetin. Rozeta Rapushi