Ryshfeti, penalizim per te dy kategorite
TIRANE - Qeveria mori diten e djeshme vendimin per te amenduar Kodin Civil ne lidhje me nenet e tij per sa i perket ryshfetit dhe mitmarrjes. Ne nje sere nenesh te ndryshuara, ku theksohet se ne rast zbulimit te shperdorimit te detyres, personi eshte i detyruar te demshperbleje demin qe ka bere. "Personi, qe nepermjet kerkimit, ofrimit, dhenies a pranimit, te drejtperdrejte ose ne menyre te terthorte, te nje mitmarrjeje ose cdo lloji tjeter avantazhi a perfitimi, qe deformon kryerjen e cdo detyre ose sjelljeje, te kerkuar nga pranuesi i mitmarrjes, per pasoje edhe avantazhin e padrejte, detyrohet te shperbleje demin e shkaktuar", theksohet ne nenin e ri te Kodit Civil, per sa i perket fenomenit te mitmarrjes. Po keshtu, aty theksohet se kompensimi i demit mund te mbuloje demtimin material, humbjen e perfitimeve dhe humbjet jo monetare. Ne ndryshimet e bera theksohet edhe se kompensimi per shperblimin e demit nga veprimet korruptive, pakesohet ose hiqet ne rrethanat kur, personi i demtuar, me faj ka ndihmuar ne shkaktimin e tij. Demi i shkaktuar nga veprimet korruptive kompensohet kur i padituri, ka kryer apo ka autorizuar aktin e korruptimit, ose ka deshtuar ne ndermarrjen e hapave te duhur, per ta parandaluar aktin e korruptimit, paditesi ka pesuar demtimin, ka nje lidhje shkakesore ndermjet aktit te korruptimit dhe demit. Per kerkimin e shperblimit te demit, afati per parashkrimin e padise eshte tre vjet, duke filluar nga data, qe personi ka pesuar demtimin ose behet i ndergjegjshem per demin e pesuar dhe per personin, qe e ka shkaktuar. Ne rastin e demshperblimit personi i demtuar nuk mund te ngreje padi per shperblimin e demit, pas kalimit 10 vjet nga data e kryerjes se veprimit korruptim. Po keshtu cdo kontrate, qe ka per objekt veprime korruptive, ose kontratat, qe jane te lidhura me to, ne cfaredolloj titulli, jane te pavlefshme.
F.Mejdini
F.Mejdini