E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtje "spiuneve" te shefave

TIRANE - "Spiunon" shefin per korrupsion, te merr ne mbrojtje shteti. Qeveria merr ne mbrojtje te gjithe punonjesit e administrates, ne rast se keta te fundit akuzojne drejtuesit e tyre per korrupsion. Ndersa sanksionet administrative ndaj tyre nga ana e drejtuesve te akuzuar, quhen te pavlefshme, nderkohe qe hapet drite jeshile per ankimim ne gjykate. E thene me thjeshte, merren nen mbrojtje ligjore te gjithe ata punonjes, te cilet denoncojne korrupsionin e shefave te tyre ne strukturat kompetente. Keshilli i Ministrave miratoi dje nje nisme per ndryshimin e Kodit te Punes, duke i hapur keshtu rruge edhe mbrojtjes se punonjesve te cdo niveli ndaj "hakmarrjes" se drejtuesve te tyre. Ne kete menyre sipas ndryshimit, te miratuar dje vendimi per heqjen nga puna ose sanksioni administrativ eshte i pavlefshem, ne rast se punonjesit ka dyshuar se ne sektorin e tij ka afera korruptive. "Cdo mase ose sanksion administrativ i pajustifikuar, qe eshte marre ndaj punonjesve, te cilet kane arsye te dyshojne per korrupsion e qe kete dyshim ua paraqesin personave pergjegjes ose autoriteteve kompetente, eshte i pavlefshem", theksohet ne nenin e ndryshuar te Kodit te Punes. Ne kete kuader punonjesi eshte i lire te coje ceshtjen ne gjykate. "Kunder vendimit te dhene ne menyre te pajustifikuar per shkakun e mesiperm, punonjesi ka te drejten e ankimit ne gjykate", theksohet ne ligjin e ri. Nga ana tjeter, ndryshimet ne kete kod i hapin rruge edhe raportimit te fakteve nga ana e punonjesve ne lidhje me aferat korruptive qe ndodhin aty ku ata jane te punesuar. Keto raportime nuk mund te konsiderohen me, nxjerrje e sekretit profesional ne pune. "Raportimi i fakteve, qe kane lidhje me korrupsionin, nuk perben shkelje te detyrimit te sekretit profesional" theksohet ne nenin e ndryshuar te Kodit te Punes. Dite me pare ne mbledhjen e Qeverise kryeministri Berisha theksoi se do te merreshin edhe vendime te ashpra per te gjithe ata pronare te cilet nuk siguronin punonjesit e tyre dhe i mbanin ata ne pune te zeze.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›