Mallakaster/ Vidhet banesa, mister autoret
Nje banese ne fshatin Aranitas te Mallakastres eshte bastisur nga persona te paidentifikuar mengjesin e dites se djeshme. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te policise Fier pohojne per gazeten se banesa i perket Bardhyl Y. Familjaret nuk ndodheshin ne shtepi ne momentin e ngjarjes, pasi femijet kishin qene ne shkolle, kurse bashkeshortet per vizite tek nje i afermi i tyre qe ndodhej i shtruar ne spital. Kur jane kthyer rreth ores 12:00, ata kane pare qe disa prej orendive shtepiake, si televizori, lavatricja dhe gjeneratori nuk ndodheshin ne vendin e tyre te meparshem. Menjehere cifti ka njoftuar posten e policise ne Ballsh duke kerkuar ndihme per zbulimin e ngjarjes dhe autoreve qe kishin perdorur dritaren per te hyre ne banese.
Xh.B.
Xh.B.