Topalli në Arabinë Saudite
Arabia Saudite është gati për te njohur shtetin e ri te Kosovës. Ketë gjë ka konfirmuar vete mbreti i Arabisë Al Saudi, ne një takim me kryetaren e kuvendin Jozefina Topalli, e cila gjendet ne Arabinë Saudite ne një vizite 1 ditore. Mbreti saudit shprehu mbështetjen për çështjen e shqiptareve dhe urimet per shtetin me te ri ne Europe. Nga ana e saj kryeparlamentarja mori gjithashtu garancisë se mbretëria e Arabisë Saudite është e gatshme te firmose çdo marrëveshje bashkëpunimi qe intensifikon marrëdhëniet mes dy palëve, duke e pare Shqipërinë si nje nga vendet me te përshtatshme për investime. Një vëmendje e veçante iu kushtuar rritjes se investimeve arabe ne vendin tone, duke pasur parasysh faktin se Arabia Saudite është vendi me nje zhvillim te fuqishme dhe eksportuesi i pare i naftës ne bote. Kryetarja e kuvendit ne mënyrë te veçante falënderoi mbretin per premtimin e bere per Kosovës pasi njohja nga Arabia Saudite, do te kishte nje influence ne Konferencen Islamike e cila numëron rreth 56 vende. Kryetarja Topalli dhe mbreti Al Saud diskutuan per gjetjen dhe shfrytëzimin e te gjitha mundësive per rritjen e bashkepunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve dhe popujve miq.