E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini dhe Veliaj, dorazi në Bruksel, do ankimojnë raportin e OSBE/ODIHR, por edhe do qepin marrëdhëniet e krisura

Kresocialisti dhe “miku” i tij 99-sh, fluturojnë drejt hapësirës evropiane, për të “drejtat” e tyre

TIRANE - Pasi vëzhguesit ndërkombëtarë dhanë aprovimin e tyre për rregullsinë e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama nën shoqërinë e Erion Veliajt, është nisur për në Bruksel, për të dorëzuar ankesën e radhës, këtë herë ndoshta ndaj, OSBE/ODIHR. Vetëm pak orë pasi OSBE/ODIHR certifikoi zgjedhjet parlamentare, Edvini ndjeu humbjen përfundimtare dhe për t’i shpëtuar vëmendjes së opinionit publik, është nisur drejt Brukselit, për të sajuar shpifjet e radhës e ndoshta do të nxjerrë prej andej një tjetër absurditet, se OSBE/ODIHR është institucion i pabesueshëm.
Sot ata pretendojnë të zhvillojnë takime intensive me përfaqësues të kancelarive perëndimore, por pakkush mund t’u besojë broçkullave të tyre. Bile as zemërgjerësia e ambasadorëve të BE-së, nuk mund ta përmirësojë gjendjen e rënduar shpirtërore të Ramës dhe Veliajt, pas krizës që pësoi “marrëdhënia” e tyre politike, pas 28 qershorit.
Rama dhe Veliaj, pritet të protestojnë sot në Bruksel dhe parashikohet që të përdorin fjalët më të rënda kundër Shqipërisë dhe të “drejtës” së tyre të mohuar, për prishjen e standardit të zgjedhjeve dhe marrjen e pushtetit me forcë. Kësisoj, këta dy vetmitarë, që duke qëndruar bashkë gjithë kohën, nuk e ndjejnë mungesën e askujt, do të kthehen pas 2 apo 3 ditësh në tokën shqiptare në Rinas, me turpin me vete, për prishje të imazhit të vendit, në kancelaritë perëndimore

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›