E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Egjipt rendohet bilanci i te plagosurve

Rëndohet bilanci i të plagosurve si pasojë e përleshjeve të dhunshme në Kajro. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për rreth 130 të plagosur, në një kohë që një televizion privat në Egjipt, bëri të ditur se janë shënuar edhe tre viktima.

Protestuesit u mblodhën përpara ministrisë së Mbrojtjes për të kundërshtuar vrasjen e 20 personave si dhe skualifikimin e disa kandidatëve nga gara presidenciale. Ata po ashtu mbanin në duar parrulla në të cilat kërkonin largimin e pushtetit ushtarak. Ushtria e cila kishte krijuar një mur mbrojtës përreth Ministrisë u detyrua të përdorte ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve.

Zgjedhjet presidenciale në vend do të mbahen në më pak se tre javë dhe shihen si një test kyç në rrugën e vendit drejt demokracisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›