Lirohen 27 të burgosur nga burgu i talibanëve

Kabul, 18 gusht - Forcat afgane dhe ato të NATO-s kanë bastisur një burg që udhëhiqej nga talibanët në krahinën jugore të Helmandit.
Gjatë kësaj bastisjeje janë liruar 27 të burgosur, ndërkaq janë vrarë 13 persona duke përfshirë edhe 5 të burgosur, transmeton REL.
Sipas zyrtarit të Helmandit, Daud Ahmadi, militantët në këtë burg mbanin punonjës humanitarë dhe bashkëpunëtorë të qeverisë afgane. Burgu sekret ka qenë i vendosur në rajonin e Musa Kalasë.
Forcat e NATO-s e kanë konfirmuar bastisjen përmes një komunikate duke sqaruar se 13 personat e vrarë kanë qenë militantë ndërsa nuk është vrarë asnjë civil.
NATO gjithashtu bënë të ditur se personat e liruar janë torturuar derisa janë mbajtur në burgun e Talibanëve.