Lenini kthehet, qyteti francez nderon “burrat e mëdhenj”

Paris, 18 gusht - Njëzet vjet pasi bustet e Leninit filluan të zhduken nga ish vendet komuniste të Evropës Lindore, ish-revolucionari bolshevik rus sot u ngrit në këmbë në Francë, në një shtatore të lartë 3.3 metra.
Udhëheqësi i rajonit Flamboyant, Georges Freche, ka porositur pesë buste për qytetin jugor Montpellier, për t'i nderuar ata që ai i quajti "burra të mëdhenj të shekullit XX", Lenin, Winston Churchill, Charles de Gaulle, Franklin Roosevelt dhe Jean Jaures.
Secili nga këto buste do t'u kushtojë taksapaguesve nga 200 mijë euro, transmeton REL.
Vitin e ardhshëm, në Montpellier pritet të mbërrijnë pesë buste tjera, Mahatma Gandhi, Golda Meir, Gamal Abdel Nasser, Nelson Mandela dhe Mao Zedong.
Freche është një ish socialist, i cili është përjashtuar nga partia për shkak të komenteve raciste.