E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen avokatët e burgosur në Libi

Libia ka liruar dy antarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të cilët ishin arrestuar nën akuzat se po bënin spiunazh. Ata ishin zënë në muajin e kaluar, ndërkaq qeveria libiane e ka arsyetuar vendimin për lirim duke thënë se ka bërë një “gjest humanitar.
 

Të arrestuarit ishin avokatja Melinda Taylor dhe interpretuesja Helene Assaf. Në këtë vendim, ka ndërhyrë edhe Korea e Jugut.
Sipas autoriteteve të Libisë, të dy zyrtaret e Gjykatës Ndërkombëtare “kanë rrezikuar shumë sigurinë nacionale të vendit”.
 

Irani u kundërpërgjigjet sanksioneve të BE-së për naftë Siguria Kombëtare Iraniane dhe Komiteti për Politikë të Jashtme kanë hartuar një ligj, i cili u bënë thirrje vendit që të ndalojnë depozitat e naftës nëpër ngushticën e Hormuzit për ato vende që mbështesin sanksionet ndaj Iranit.
 

Lajmin e ka konfirmuar për Reuters një antar i parlamentit iranian i cili ka thënë se në këtë mënyrë, Irani i kundërpërgjigjet Bashkimit Evropian për sanksionet që i janë vënë. Ai ka thënë se 100 nga 290 antarët e parlamentit e kanë nënshkruar ligjin më 1 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›