E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur, Krasniqi: Hap historik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e cilësoi si hap historik për Kosovën vendimin për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në një deklaratë për media, Krasniqi theksoi se “kjo e arritur historike është kontribut i angazhimit të përhershëm të institucioneve të Kosovës në bashkëveprim me institucionet ndërkombëtare, për ndërtimin e shtetit të ligjit të së drejtës, të shtetit të qytetarëve të barabartë pa dallim race e gjinie, sipas standardeve evropiane”.

Ai tha se Kosova do të këmbëngul “që të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t` i marrë përsipër përgjegjësitë, të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›