E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipro për Kosovën: Nuk e njohim por s`pengojmë integrimin

Qiproja premton se qëndrimi politik nuk do ndikojë në implementimin e vendimeve të Brukselit përballë Kosovës, edhe pse ky shtet vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 

Ministri qipriot për çështje evropiane Andreas Mavrojanis vendi i së cilit nga dita e djeshme kryeson me Bashkimin Evropian ka premtuar sot se “Nikozia zyrtare nuk do ketë agjendë nacionale ndaj Kosovës, por se në gjashtëmujorin e ardhshëm Qiproja do zbatojë secilin vendim të mundshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian”.
 

“Ka mospajtime mes shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovë, 5 shtete nuk e njohin Kosovën, prandaj Bashkimi Evropian është neutral ndaj statusit”, ka thënë Mavrojanis gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës qipriote në Bruksel.
 

Sipas Ministrit, Qiproja nuk do pengojë as veprimet eventuale të Brukselit pas publikimit të Studimit të Fizibilitetit, përfshirë këtu edhe mundësinë e nisjes së negociatave të Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Prishtinës zyrtare, krejt kjo që do duhej të ndodhë gjatë mandatit qipriot në krye të BE-së.
 

“Ne si presidencë do të zbatojmë çfarëdo vendimi i cili do të merrej në Këshillin e BE-së”, ka premtuar Andreas Mavrojanis i cili premton se edhe presidenca qipriote do vazhdojë të promovojë procesin e zgjerimit të Bllokut evropian 27 anëtarësh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›