Trojka në Greqi, pritet me ankth për lëshimin e këstit

Zyrtarë të qeverisë greke janë duke kërkuar ndryshime në programin ekonomik të reformave, endërsa kanë nisur përgatitjet për bisedimet me zyrtarë të Trojkës.
Ministritë kryesore në shtetin helen kanë zhvilluar disa bisedime edhe me kryeministrin Antonis Samaras për një ndryshim të paketës së kushteve.
Qeveria e re greke e koalicionit ka thënë se dëshiron të zbusë kushtet marrëveshjes së kredisë të vendosura nga BE dhe FMN, për të fituar një mundësi që ekonomia e vendit të shërohet qëndrimit në pesë vjet në recesion të thellë.
E ashtuquajtur Trojka do të zbresë në Athinë që të negociojë me Greqinë në emër të huadhënësve të tyre dhe të shqyrtojë progresin ekonomik të vendit.
Trojka do të vendosë nëse do të lëshohet kësti i ardhshëm i kredisë, por kjo në varësi të performancës së vendit. Analistët thonë se ky rrugëtim pritet të jetë i gjatë pasi shteti helen ka humbur kohë për shkak të zgjedhjeve parlamentare.
Zyrtarët grekë thonë se do të kërkojnë më shumë kohë për rregullimin fiskal të programit , të ulin numrin e papunësisë si dhe për të krijuar më shumë masa të rritjes.
Asmussen Joerg i BQE-së thotë se Greqia nuk ka alternative tjetër dhe duke marrë marrë parasysh masat e dhimbshme është e nevojshme zbatimi i kushteve. Por ata që vuajnë me tepër masat e kursimit, qytetarët e thjeshtë shprehen se nuk presim asgjë më të mire.