E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 520 projektet e reja do te hapin 30 mije vende pune

Në mbledhjen e sotme të komitetit të Zhvillimit të rajonit u miratuan 520 projekte të reja me një vlerë prej 27.6 miliardë lekë nga Komiteti i Zhvillit dhe Fondi shqiptar i Zhvillimit, të cilat do të shërbejnë për investime në infrastrukturë, në ujësjellësa, në shëndetësi, shkolla dhe bujqësi, duke i dhënë kështu një zhvillim të ri Shqipërisë. Të gjtiha këto projekte sipas kryeministrit do të ulin ndjeshëm papunësinë në vend dhe do të krijojnë 30 mijë vende pune.

Kryeministri Sali Berisha tha se këtu nuk përfshihen rreth mbi 4 mijë projekte, që janë 2348 hektarë në fondin e Ministrisë së Bujqësisë për ullishte dhe arrorë dhe po kaq në fondin e pyllëzimit. Sipas tij 1% i fondit të pyllëzimit të qeverisë vendore është i destinuar me ligjin e buxhetit për mbjelljen e drurëve frutorë.

Investimet në infrastrukturë
Berisha e vuri theksin kryesisht tek infrastruktura dhe ndërtimi i 1200 kilometrave rrugë rurlae dhe dytësore, të cilat do t’u ofrohen të gjitha fshatrave të Shqipërisë edhe në zonat më të thella, që sipas tij janë premtimi më i vështirë i qeverisë por që do e shdnërrojnë Shqipërinë në vend me zhvillim të qëndrueshëm.
“Ky është një nga premtimet më të ëvshtira për ky është një nga projektet më themelorë për Shqipërinë vend i zhvilluar, për zhvillimin e qëndrueshëm të tij dhe një nga projektet vendimtare për të bërë të mundur pasuritë e shumta në mbarë komunat dhe territoret e Shqipërisë, që të shndërrohen në vlera për qytetarët e vendit. Investimi në 1200 km rrugë rurale dhe dytësore bën të mundur që çdo qytetar të kapë Tiranë duke kursyer 70% të kohës që shpenzonte. Do bëjmë gjithçka që qytetarët të mos ndjehen të braktisur por të ndjehen zotër në vendet e tyre”-deklaroi Berisha.

Investimi në ujësjellësa
Në këto projekte sipas kryemisnitrit përfshihet edhe ndërtimi i 125 ujësejllësave dhe kanalizimeve, që do të garaqntojnë ujë 24 orë për rreth 250 mijë banorë. Duke e konsideruar furnizimin me ujë si një nga objektivat më madhorë të qeverisë së tij Berish u shpreh se: “aktualisht ujë të rrjedhshëm marrin 90% e shqiptarëve, ndërsa përpjekjet tona do vazhdojnë që ata të furnizohen me ujë në 24 orë”- theksoi kryeministri.

Investime në shkolla
Sipas kryeministrit projektet përfshijnë ndërtimin e shkollave të reja dhe ristrukurimin e shkollave për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe studentët.
“Do ndërtohen rreth 219 shkolla të reja ose do ristrukturohen shkollat ekzistuese, të cilat do përmirësojnë cilësinë e afro 100 mijë nxënësve e studentëve në Shqipëri, ndërsa vazhdon përpjekja e madhe e jona për të krijuar kushte më të mir atë mësimit në shkolla”-thksoi shefi i qeverisë.

Investime në Shëndetësi
Projektet do të prekin edhe investimet në fushën e shëndetësisë si♪5është dnërtimi I 224 qebdrave shëndetësore për 142 mijë banorë.
“Do bëjmë gjithçka që qendrat moderne të gjenden pranë qyteraëve shqiptarë. Ne ndërrmarrim këtë pranverë një prej projekteve më të mëdha të investimeve në Shqipëri projekt me një impakt të madh në zhvillimin e gjithanshëm e të qëndrueshëm të vendit, duke hapur 30 mijë vende pune”-deklaroi Berisha

Investimet në Bujqësi
Këto investime i japin një frymëmarrje të re punësimit në vend, duke ulur ndjeshëm papunësinë u shpreh kryeministri Berisha

Investimet Publike
Të gjitha kreditë e marra janë për investimet publike nënvizoi kryeministri, të cilat kanë patur përqindjet më të larta rreth 8-10% të prodhimit të brendshëm bruto, duke bërë që ekonomia sdhqiptare të mos e njohë krizën, ai shtoi se për 1 vit, do ndryshojë jeta e qytetarëve.
“Qeveria jonë në gjithë këto vite ka investuar 2-4 herë në vit më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të kontinentit dhe më gjerë investimet publike, duke vënë nën kontroll të plotë investimet kanë patur përqindjet më të larta nga 8-10 të prodhimit të brendshëm”-tha ai.

Gjithashtu kryeministri se në të gjitha këto projekte objekti më madhor është që të gjitha komunat e vendit të lidhen me akset automobilistike, ndërkohë që 50 komuna do të kenë infrastrukturë të re rrugore. Ai i konsideroi emergjente ato komuna që nuk kanë marrë fare investime, të cilave u bëri thirrje edhe njëherë që të dorëzojnë projektet për të përfituar këto investime.

Gjatë mbledhjes së sotme Berisha e konsideroi censusin si një proces shumë të suksesshëm,i cili u vlerësua si i tillë edhe në Bruksel, që lejon qeveritë të bëjnë një shpërndarje më të ndershme, ndërsa shtoi se viti 2014 do të jetë viti i finalizimit të plotë të sistemit rrugor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›