E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen gjermanët e rrëmbyer në Jemen

Sana - Pesë ditë pas rrëmbimit të tyre në kryeqytetin e Jemenit, Sana, tre gjermanët e rrëmbyer u liruan. Arkitektja gjermane dhe prindërit e saj iu dorëzuan autoriteteve në Sana.
Një nga pengjet mendohet të kenë qenë punonjës humanitar dhe dy prindërit e tij që e kishin vizituar në Jemen. Rrëmbimi i tyre spekulohej se është bërë për shkak të një toke kontestuese ose për lirimin nga burgu të disa pjesëtarëve të fiseve. Nuk është e qartë nëse është plotësuar ndonjë kërkesë. Në Jemen, pjesëtarët e fiseve shpesh rrëmbejnë të huajt me qëllim të zgjidhin ndonjë konflikt të tyre me qeverinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›