E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesi vrasës del sot përpara gjyqit në Egjipt

Kajro - Mësuesi egjiptian që shkaktoi vdekjen e nxënësit të tij, pasi e kishte qëlluar me shkelma në stomak, do të dalë sot përpara gjyqit. Ngjarja e rëndë ndodhi para dy muajsh, kur nxënësi, Islam Amr Badr, u godit për vdekje nga mësuesi 23-vjeçar, Haitham Nabeel Abdelhamid, pasi nuk kishte bërë detyrat e matematikës.

Vogëlushi u nxor me shkelma nga klasa, dhe pasi humbi ndjenjat ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Kjo ngjarje shkaktoi një valë të gjërë zemërimi në opinionin publik egjiptian. Ministria e Arsimit në Egjipt vendosi ndërmarrjen e disa reformave pas kësaj ngjarjeje, ku mes të tjerave ndalohet edhe ndëshkimi fizik i nxënësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›