E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen hapësirat publike në bregdetin e Lezhës, sekuestrohen disa gazebo

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike në bregdet vijoi sot në Lezhë, ku u sekuestruan disa gazebo.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, reagoi duke theksuar se sekuestroja nuk është zgjedhja e parë e institucioneve, por një masë e fundit që zbatohet vetëm pasi janë ezauruar të gjitha mundësitë për respektimin e ligjit.

Ndreu u shpreh se shkelja e vazhdueshme e ligjit, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme.

“Të shkelësh ligjin në mënyrë të vazhdueshme, të paralajmërohesh disa herë dhe sërish të mos reflektosh, është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme. Sekuestroja nuk është zgjedhja e parë, por masa e fundit, e cila bëhet e pashmangshme, kur çdo mundësi tjetër për të respektuar ligjin është shpërdoruar”, shkruan Ndreu.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›