Lirohen studentët e rrëmbyer nga Talebanët
Islamabad - Dhjetëra studentë pakistanezë dhe anëtarë të stafit të një kolegji ushtarak, të cilët ishin rrëmbyer nga militantët talebanë në pjesën veriperëndimore të vendit, u liruan sot, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë në Pakistan. Rrëmbimi u krye dje ndërkohë që ushtria pakistaneze po përparonte me ofensivën e saj kundër talebanëve në rajonin Suat.
Talebanët po i transportonin studentët e rrëmbyer në Veziristanin Jugor, kur trupat ushtarake i sulmuan në një rrugë, deklaroi zëdhënësi ushtarak, Athar Abbas.
"Militantët u larguan për t'i shpëtuar zjarrit të trupave ushtarake dhe ne arritëm të çlirojmë studentët", u shpreh Abbas.
Abbas deklaroi se 80 studentët dhe stafi i kolegjit ishin jashtë rrezikut. Militantët talebanë morën peng dje studentët ndërkohë që ata ktheheshin në shtëpi pas pushimeve verore në Veziristanin Verior, rajon etnik Pashtun në kufi me Afganistanin, drejt qytetit Bannu, 240 kilometër në jugperëndim të Islamabadit.
Shefi i policisë në Bannu, Ikbal Marvat deklaroi sot se talebanët kishin rrëmbyer rreth 400 persona dhe 28 automjete, por pjesa më e madhe e tyre kishin mundur të arratiseshin.