Shtohen rastet e të prekurve me Sida në Belgjikë
Bruksel - Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës bëri të ditur se kohët e fundit po vihet re një rritje e konsiderueshme në numrin e të prekurve me Sida. Sipas njoftimit të ministrisë, nga viti 90’ e këtej, numri i të sëmurëve me Sida shtohet afërsisht me 1000 persona në vit, ndërsa në 2008 ky numër u rrit me 1078 persona në vit, duke përbërë edhe një rekord të keq në vend.
Në fund të deklaratës, ministria bën të ditur se do të rigjallërojë reklamat e masave parandaluese të kësaj sëmundje.
Në fund të deklaratës, ministria bën të ditur se do të rigjallërojë reklamat e masave parandaluese të kësaj sëmundje.