E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon 2 miliardë shtesë për virusin H1N1

Uashington - Barak Obama kërkoi dje nga Kongresi Amerikan një fond shtesë prej 2 miliardë dollarësh për të përballuar situatën e krijuar nga virusi vdekjeprurës i gripit të derrave. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kërkoi një fond shtesë në një moment kur ka shumë arsye për t’u shqetësuar.

Presidenti Obama kishte kërkuar më parë miratimin e një fondi prej 1,5 miliardë dollarësh për të blerë një kontingjent shtesë medikamentesh antivirale, pajisje emergjencash dhe për krijimin e një vaksine. Ai deklaronte se administrata kishte marrë informacione dhe të dhëna të sakta për përhapjen e virusit H1N1 dhe një kundërpërgjigje mund të jetë tepër e nevojshme gjatë muajve të ardhshëm.

"Ka ende shumë faktorë që nuk janë të qartë në lidhje me virusin dhe mundësinë për një rikthim të tij gjatë sezonit gripal në SHBA që pritet në muajt në vijim", theksonte Obama ne letrën drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›