E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja nga jeta e Uruçit, nesër homazhet në TKOB

Homazhet në nder të Ish-Ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila u nda sot nga jeta do të mbahen përgjatë ditës së nesërme, nga ora 10:00-11:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Esmeralda Uruçi ndërroi jetë në orët e drekës së të mërkurës në moshën 51-vjeçare, në spital në Tiranë, si pasojë e disa komplikacioneve të rënda, tre muaj nga aksidenti i rëndë rrugor ku u plagos bashkë me bashkëshortin në autostradën Tiranë-Durrës.

Në 17 dhjetor të vitit të shkuar Esmeralda Uruçi dhe bashkëshorti i saj u plagosën rëndë nga përplasja e makinës së tyre me një automjet tjetër, ndërsa po udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës.

Ish-Ministrja e Kulturës iu bashkua PS-së ndërsa ishte pedagoge e universitetit të Shkodrës.

Me ndarjen e PS-së në dy fraksione ajo u bë pjesë e LSI-së së Ilir Metës, por më pas dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i LSI-së në Shkodër.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›