E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen tre anëtarë të Bandës së Cërrikut, nis inspektimi

Trupi gjykues ka liruar shtetasit Llazar Bicja, Skënder Canin dhe Meti Bozin, pasi për ta kishte mungesë provash.

Nga ana tjetër, prokuroria pati kërkuar burg përjetë për ta. Ata akuzohen si pjesëmarrës në masakrën e Cërritur të ndodhur më 23 maj të vitit 1997, ku nga një pritë ndaj Gardës së Republikës, mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Megjithëse ngjarja ka ndodhur 15 vite më parë, ndaj të akuzuarve nuk është dhënë ende drejtësia. Të akuzuarit e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me këtë ngjarje janë Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar një inspektim për lirimin e tre prej të akuzuarve. /Start/

                                                                                             2012-06-05 09:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›