E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirush Kabashi, rrefen shqip "Apologjine e Sokratit" ne France Izaura Ndoj



Nen interpretimin magjik te aktorit te mirenjohur Mirush Kabashi, publiku i Lionit eshte njohur me mesazhet e fuqishme qe filozofi i lashtesise jepte per bashkekohesit e tij, por qe vazhdojne te jene aktuale edhe sot. Sipas mediave te huaja duartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjaten gjate, duke pershendetur performancen e Mirush Kabashit ne monodramen "Apologjia e vertete e Sokratit", e shfaqur ne festivalin teatror "Pranvera e Europes", ne Lion te Frances. Protagonisti Mirush Kabashi u shpreh pas shfaqjes se jo vetem qe shfaqja u prit me shume duartrokitje e thirrje entuziaste, jo vetem qe mori pjese per here te pare ne festivalin "Pranvera Europiane", por dhe sepse per here te pare spektatoret lioneze degjuan gjuhen shqipe. "Vete qe ne rinin time te hershme kam pasur enderr te realizoja monodramen "Apologjia e fundit e Sokratit" kete pamflet te vecante.

Nuk i kam bere keto role mbi bazen e vleres artistike por mbi bazen e vleres se mesazhit qe ajo veper ose ai rol sjell per shoqerine tone. Me vjen mire qe kjo shfaqje pati ovacione tek publiku lionez"- pohon Kabashi.

Pamfleti qe solli ovacione edhe ne Lion

Premiera e shfaqjes "Apologjia e vertete e Sokratit", me udheheqes artistik Alfred Bualotin, i perket vitit 1997 dhe pervec qyteteve te vendit ajo eshte shfaqur te pakten ne 15 vende te Evropes, si dhe ne Kanada. Monodrama "Apologjia e vertete e Sokratit", qe bazohet mbi pamfletin e shkrimtarit grek Kostas Varnalis, eshte vene ne skenen e Teatrit Kombetar te Tiranes ne vitin 1997 dhe po ate vit, pas interpretimit ne edicionin e nente te Festivalit Eksperimental te Teatrit ne Kajro (Egjypt), aktori Mirush Kabashi eshte vleresuar me "Sfinksin e arte" si interpreti me i mire mes 1000 aktoreve nga 46 vende te botes. Gjate ketyre viteve "Apologjia e vertete e Sokratit" eshte shfaqur mbi 100 here thuajse ne te gjitha qytetet e Shqiperise, ndersa ne vitin 1998 Kabashi eshte vleresuar nga Presidenti i Republikes me titullin "Mjeshter i Madh i Punes". Monodrama e pare ne historine e teatrit shqiptar eshte vleresuar ne disa veprimtari te rendesishme nderkombetare. Ne Festivalin mesdhetar "Butrinti 2002" Mirush Kabashi eshte nderuar si aktori me i mire dhe po te njejtin vleresim ka marre edhe ne Festivalin nderkombetar "Kiev-Traverny" ne Ukraine. Ne festivalin nderkombetar te Plovdivit (Bullgari) aktori Mirush Kabashi eshte nderuar me kupen e Ministrit te Kultures, ndersa ka marre Medaljen e Karrieres ne vitin 1999 ne Kajro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›