E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dashuria e harruar", rikthen Xhevahir Zenelin ne rolin e psikologut Izaura Ndoj

Komedia ka qene zhanri ku aktori Xhevahir Zeneli ka spikatur me talentin e tij te vecante. Pas nje mungese disa vjecare, Xhevahir Zeneli rikthehet me nje rol te dyte ne skenen e Teatrit Kombetar te Komedise, ate te psikologut, pas atij ne komedine "Familja ne shi" e cila rrembye duartrokitjet e publikut. "Kete here ne skene do te jem me personazhin e psikologut. Ne veper ai vjen ne nje moment kur bashkeshorti i gruas ka humbur kujtesen pas nje aksidenti dhe atij i duhet ta ndihmoje qe ai te jete serish si me pare. Eshte nje rol i vogel, por me ka ndihmuar qe te jem serish me kontrate ne TKK-se, pasi puna e artistit eshte shume e veshtire", ka pohuar Zeneli per mediat. Regjisori Erion Kame, i cili nuk i ka munguar skenes shqiptare, prej disa ditesh ka finalizuar provat e tavolines mbi komedine e shkruar prej tij "Dashuria e harruar", e cila do te cele sezonin artistik te Teatrit Kombetar te Komedise ne shtator. Inspirimin per te shkruar vepren e ka marre nga problemi me i madh qe ka shoqeria shqiptare, qe, sipas tij, eshte genjeshtra. "Vepra trajton temen e nje shoqerie te mashtrimit, ku shpirtrat e paster jane gjithmone me te dobetit, ne nje shoqeri ku 'te fortit' e bejne 'pis' ndergjegjen e paster te njerezve te sinqerte"- pohon Kame. Por, subjekti eshte nje nder pikat kyce te kesaj komedie, pasi kasti i aktoreve qe do ta sjellin ne skene kete veper jane nje tjeter element i rendesishem. Protagoniste eshte aktori Genc Fuga, nderkohe ne role te tjera interpretojne Xhevahir Zeneli, Elia Zaharia, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, etj. Teatri Kombetar i Komedise e ka mbyllur sezonin e tij artistik gjate te cilit jane shfaqur premierat "Familja ne shi" dhe "XXL TV". Sezoni i ardhshem pas komedise "Dashuria e harruar" pritet te sjelle per publikun edhe komedi te tjera, kryesisht te autoreve shqiptare.

"Dashuria e harruar", dhe realiteti shqiptar

Ne qender te vepres eshte nje cift, ku burri ia ka plotesuar te gjitha kushtet gruas, por e ka mbyllur ate brenda mureve te shtepise. Gruaja vendos qe te gjeje lirine, e cila i ka munguar per shume vite, ndersa ajo ka dhe nje lidhje tjeter. Kur burri e shikon gruan qe ka nje lidhje jashte martesore, ai ne nje moment peson aksident me makine. Nga ky aksident ai bie ne koma, dhe si pasoje zgjohet pas 20 vjetesh, por nderkohe atij i ka ikur dhe memoria. Burri nuk mban mend asgje nga jeta e tij e meparshme, edhe pse gruaja mundohet qe t'ia risjelle ne mendje. Ne kete kohe eshte dhe ndihma e psikologut, i cili ben cmos qe ti riktheje kujtesen burrit i cili u aksidentua para shume vitesh. Ngjarjet ne veper vijne njera pas tjetres dhe ne fund te komedise "Dashuria e harruar" burrit i rikthehet kujtesa, dhe vepra ka nje fund te lumtur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›