Policia indiane i jep fund akteve terroriste në Bombay
Policia indiane i ka dhënë fund me sukes serisë së sulmeve të filluara që prej ditës së mërkurë, në metropolin ekonomik Bombey. Forcat speciale vranë gjatë një ndërhyrjeje të madhe edhe sulmuesit e mbetur në hotelin luksurioz Taj Mahal, bën të ditur policia. Ky hotel ishte posti i i fundit ku ishin fshehur terroristët. Një ditë më parë forcat indiane të sigurisë vunë nën kontroll hotelin Oberoi Trident dhe sulmuan një qendër hebreje të pushtuar nga terroristët. Dhjetë objekte u sulmuan nga terroristë të armatosur ditën e mërkurë. Qysh prej asaj dite janë vrarë 195 njerëz e janë plagosur mbi 325 të tjerë.