E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat trafikantit te hashashit

TIRAN - Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet gjyqtari Gurali Brahimllari vendosi izolimin ne qeli te 18-vjecarit Emanuel Hasani i arrestuar kater dite me pare ne pike-kalimin kufitar te Kakavijes teksa po tentonte te kalonte ne Greqi me 1 kg hashash.

Kete sasi lende narkotike ai kishte futur ne nje cante dore poshte sedilies me nr. 44 ku ishte ulur ne autobusin e linjes Sarande-Athine. Para Gjykates per Krime te Renda i riu nga Saranda nuk ka preferuar te jape shpjegime te detajuara per akuzen duke u mjaftuar me fjalet Jam perdorues dhe e kisha blere per ta perdor vete ne Greqi.

Me pas avokati mbrojtes kerkoi nga togat e zeza nje mase me te bute sigurie per shkak te moshes se tij. Gjykata pasi degjoi pretendimet e paleve vendosi te cilesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance dhe caktoi masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Ndaj te dyshuarit Emanuel Hasani Prokuroria per Krime te Renda ka ngritur akuzen e Trafikimit te narkotikeve kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›