QKR-ja shtyn afatet për dorëzimin e statuteve të bizneseve

Shtyhet pa afat data e dorëzimit të statuteve ose e të dhënave në lidhje me funksionimin e shoqërive tregtare apo të bizneseve pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Këtë fakt e deklaroi drejtori i QKR-së Tomi Kola sipas të cilit ky vendim u mor pasi u krijua një fluks shumë i madh të cilin nuk arrinte që ta përballonte sistemi.
Sipas ligjit në fuqi të dhënat e shoqërive duhej që të përfundonin në datën 20 maj të vitit 2011 por bllokimi i punës në QKR bëri që të merrej një vendim i tillë.
Në Shqipëri sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të regjistrimit janë rreth 40 mijë biznese apo shoqëri tregtare të cilat duhet të dorëzojnë informacionet për mënyrën e funksionimit të shoqërive, për të ardhurat apo aksionet që zotërojnë.