E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Albin Kurti, dënimin e ka kryer më parë

Por, z. Kurti është lënë menjëherë i lirë, pasi sic thuhet, këtë dënim ai kryer gjatë administrimit të Kosovës nga misioni I OKB-së. Paneli i gjykatësve ndërkombëtarë i shqiptoi dënimin Kurtit, pas seancës njëditëshe gjyqësore, për veprën e pengimit të personave zyrtarë në detyrë.

Paraprakisht, prokurori i çështjes hoqi dorë nga dy akuza të tjera që e ngarkonin atë për pjesëmarrje në një protestë në vitin 2007 që përfundoi me dy viktima. Misioni evropian për sundimin e ligjit nuk e komentoi vendimin e gjyqit, por tha se e mirëpriste punën e policisë së Kosovës, prokurorisë dhe të gjykatësve.

Kurti pas lirimit ka thënë se shpallja e tij fajtor nuk është asgjë tjetër, veçse, siç është shprehur ai, një mbulesë legale dhe juridike e atyre që e kanë akuzuar.

"Mendoj se shpallja fajtor që ma bënë për akuzën e dytë, nuk është kurrfarë drejtësie, por është thjesht tendencë e tyre për ta mbuluar legalisht për letrat e tyre të brendshme, padrejtësinë e tashme", theksoi Kurti.

Lideri i “Vetëvendosjes” tha se meqenëse ka qëndruar në paraburgim gjithsej 10 muaj, 5 muaj në burg dhe 5 muaj në arrest shtëpiak, gjykatësit ia shqiptuan një dënim, që siç tha "pak a shumë për letrat e tyre të brendshme është mbulesë legale dhe juridike", duke shtuar se vendimi "nuk ka të bëjë as me 10 shkurtin e vitit 2007, as me rastin kundër meje, por me letrat e tyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›