Lirohet Gani Zogaj

Një ditë pas arrestimit nën akuzën se ka penguar hetimet e EULEX-it, është liruar zyrtari i teknologjisë informative (IT) në Ministrinë e Administratës Publike, Gani Zogaj. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi konfirmoi për Kosovapress lirimin e Zogajt nga ndalimi policor, por tha se ai ende mbetet i dyshuar dhe akuzohet për pengim të mbledhjes së hetimeve.
Vetëm një ditë pasi ishte arrestuar nën akuzën se ka penguar mbledhjen e provave në lidhje me hetimet në MTPT, është lënë i lirë administratori i teknologjisë informative (IT) në Ministrinë e Administratës Publike të Kosovës.
Zëdhënësi Krasniqi tregon se lirimi i Gani Zogajt është bërë me urdhëresë të një gjykatësi nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
“Zyrtari i teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës, Gani Zogaj i arrestuar dje tani është liruar nga ndalimi policor. Por personi në fjalë vazhdon të mbetet i dyshuar dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale për pengim të mbledhje së provave në rastin MTPT-së”, ka thënë ai.
Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it gjatë ditës së djeshme ka bastisur banesën dhe zyrën e Gani Zogajt dhe e kishte arrestuar atë nën akuzat për pengim të hetimeve.
Gjatë tërë kësaj kohe EULEX-i dhe MAP-i nuk kanë bërë të ditur natyrën e pengimit të hetimeve. Por burime të Kosovapress-it tregojnë se ‘pengimi’ i Zogajt ka qenë vetëm kërkesa e tij ndaj ekipit të EULEX-it që të japin një dëshmi me shkrim se janë të autorizuar të hetojnë në serverin e Qeverisë së Kosovës, që gjendet në MAP./Kosovapress/