Izrael, të burgosurit palestinezë i japin fund grevës së urisë

Ministri palestinez për Çështjet e të Burgosurve, Issa Qaraqe, tha se ishte arritur një marrëveshje me Izraelin, por nuk dha detaje të mëtejshme, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Nga ana tjetër, zyrtarët izraelitë nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me marrëveshjen.
Më shumë se 1500 palestinezë janë në grevë që prej mesit të muajit prill. Ata kërkojnë kushte më të mira në burgje.
Disa prej grevistëve tanimë janë vërtet në kushte të vështira shëndetësore.
Marrëveshja raportohet se është nënshkruar të hënën pas shumë orë bisedimesh mes zyrtarëve të burgjeve të Izraelit dhe të burgosurve palestinezë në burgun e Ashekelonit.
“Të gjitha fraksionet e nënshkruan marrëveshjen”, tha për “AFP”-në, Qadura Fares, kreu i Klubit të të Burgosurve Palestinezë./Start/F. P/
2012-05-14 18:38